spacer individët
 
Internet Banking
 
Video institucionale

Individët>Banka Nëpërmjet Internetit>ABAdirect

ABAdirect – depozitë elektronike

ABAdirect

ABAdirect, është një depozitë e veçantë elektronike e cila menaxhohet plotësisht nëpërmjet shërbimit tonë në internet – ABAflex. Ky produkt kombinon norma më të larta interesi, me lehtësinë e shërbimit bankar të ABAflex-it.

 

Çfarë normash interesi dhe afatesh më ofron kjo depozitë ?

Depozita elektronike ABAdirect ofron interesa preferenciale, të cilat janë më të larta se ato që aplikohen për një Depozitë normale me Afat. Në këtë mënyrë nëse ju dëshiron t’i menaxhoni dhe investoni më mirë kursimet e juaja, mund ta bëni këtë duke hapur një sërë depozitash elektronike me afat 1, 3, 6 mujore ose 1 vjeçare.
 

ABAdirect ofrohet në të gjitha monedhat kryesore

  • LEK
  • USD

  • EUR

A ka ndonjë minimum ?

ABAdirect ofrohet duke filluar nga shumat përkatëse si më poshtë:

  • LEK min: 100,000

  • EUR min: 1,000

  • USD min: 1,000

Çfarë duhet të bëj për të investuar fondet e mia në depozitën elektronike ABAdirect ?

Për të hapur një depozitë elektronike ABAdirect, ju duhet të abonoheni në shërbimin tonë të internetit – ABAflex. Më pas, ABAdirect është i disponueshëm falas dhe ekskluzivisht vetëm për ju si klientë individë që keni ose përdorin shërbimin tonë ABAflex.
 

Informacione shtesë

Kërko
 
Linqe të shpejta
LAJMET E FUNDIT
Milan, 22 tetor (Reuters) – Banka më e madhe e Italisë, Intesa Sanpaolo, ka qëndrueshmëri të mjaftueshme kapitali, sipas drejtorit të saj ekzekutiv i cili u shpreh kështu një ditë pasi Kryeministri italian Silvio Berlusconi deklaroi që dy ose tre banka në vend mund të kishin nevojë të forconin më tej kapitalin e tyre.  më shumë...
Torino, 16 tetor - “Grupi bankar Intesa Sanpaolo ka ndërmend të vazhdojë të operojë në Shqipëri”. Ka garantuar Enrico Salza, President i Këshillit Drejtues të Grupit, në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në Torino së bashku me drejtuesit e shoqatave të biznesit shqiptar dhe Piemontes.  më shumë...
(ANSA) - Torino, 16 Tetor – Shqipëria, një realitet i karakterizuar nga një normë rritjeje vjetore prej 6% që ka Italinë si partner kryesor tregtar, është e interesuar të rrisë marrëdhëniet ekonomike me Piemonten. E ka nënvijëzuar Presidenti Shqiptar Bamir Topi, në takimin e zhvilluar në Torino me Presidenten e Krahinës së Piemontes, Mercedes Bresso.  më shumë...
  Help Desk +355 4 2276 222/3
Kushtet e Përdorimit Patriot Act