spacer bizneset
 
Internet Banking
 
Video institucionale

Bizneset>Kredi & Financime>Financimi për SME-të

Financimi për Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME)

Kreditë e SME-ve u ofrohen sipërmarrjeve të vogla dhe mund të përdoren për të financuar nevojat për kapital qarkullues dhe investime. Këto kredi ofrohen në Lek, USD, dhe Euro.
 
Intesa Sanpaolo Bank Albania aprovon SME deri për shumën maksimale e cila llogaritet te jete rreth 20% e shitjeve.
 

Për të financuar veprimtarinë tuaj, ju mund të zgjidhni format e mëposhtme të kredisë:

  • Shërbimi Overdraft/Paradhënie – një overdraft i autorizuar në llogarinë rrjedhëse të biznesit tuaj. Ju mbuloni shpenzimet tuaja nga llogaria juaj rrjedhëse, dhe ne rast se nuk keni fonde te mjaftueshme ju mund të tërhiqni automatikisht fondet që ju mundëson shërbimi i Overdraft-it. Shuma maksimale e overdraft-it është 300.000 Euro dhe periudha e maturimit 12 muaj. 
  • Kredia me Afat - e cila mund të tërhiqet gradualisht ose nëpërmjet një tërheqje të vetme. Në rastin kur kjo kredi tërhiqet gradualisht ju përcaktoni një plan tërheqje për një shumë për të cilën arrihet një marrëveshje si dhe një plan për rikthimin e kësaj kredie. Me anë të këtij produkti ju mund të planifikoni me lehtësi qarkullimin e parave për kompaninë tuaj. Shuma maksimale e Kredisë me Afat është 400.000 Euro, dhe periudha e maturimit është 5 vjet për blerje makinerie dhe 10 vjet për investime.

Ju nuk do të përfitoni financime më të mëdha se 500.000 Euro për shërbime të kombinuara kredie.
 

Termat dhe Kushtet

  • Huamarrësi mund të jetë person ligjor ose individ i cili zhvillon aktivitet biznesi prej me shume se 6 muaj, dhe ka xhiro vjetore qe varion nga 500.000 Euro deri në 2.000.000 Euro. 
  • Huamarrësi duhet të plotësoje kriteret e bankës në lidhje me vlerën e kreditimit.
  • Huamarrësi duhet te kete burime të verifikueshme për kthimin e kredisë – evidence te kapacitetit për të plotësuar detyrimet qe rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe sipas kushteve për të cilat është rënë dakord më parë.

Siguria

Kolaterali duhet të jetë likuid, cash ose pronë e patundshme, me vlerë të barabartë me 140% të shumës së kredisë. Makineritë dhe pajisjet nuk pranohen si kolateral.
 

Informacioni që nevojitet për kompanitë përfituese:

  1. Formulari i Para-vlerësimit i plotësuar dhe nënshkruar;
  2. 3 bilancet e fundit të nënshkruara nga administratorët;
  3. Përshkrimi i pronës së patundshme që do të hipotekohet në favor të Bankës dhe vlera e saj;
  4. Lista e klientëve kryesore
  5. Lista e ofruesve kryesore 
  6. Përshkrim i aktivitetit, cikli i biznesit

Kërko
 
Linqe të shpejta
LAJMET E FUNDIT
Intesa Sanpaolo Bank Albania hapi sot degën e saj të 37-të në qytezën bregdetare të Shëngjinit. Me përurimin e kësaj dege banka bën një hap të mëtejshëm në zgjerimin e prezencës sa saj në pjesën veri-perëndimore të vendit, ku aktualisht është e pranishme me degën në Shkodër dhe së shpejti në Lezhë.   më shumë...
I nderuar klient,

Pagesat on-line tek Intesa Sanpaolo Bank janë:

Falas
Të thjeshta
Të shpejta  më shumë...
Milan, 22 tetor (Reuters) – Banka më e madhe e Italisë, Intesa Sanpaolo, ka qëndrueshmëri të mjaftueshme kapitali, sipas drejtorit të saj ekzekutiv i cili u shpreh kështu një ditë pasi Kryeministri italian Silvio Berlusconi deklaroi që dy ose tre banka në vend mund të kishin nevojë të forconin më tej kapitalin e tyre.  më shumë...
  Help Desk +355 4 2276 222/3
Kushtet e Përdorimit Patriot Act