spacer bizneset
 
Internet Banking
 
Video institucionale

Bizneset>Produkte & Shërbime>Pagesat

Pagesat

Shërbimi ynë i pagesave ju ofron mundësinë për të kryer veprime jo cash në Lek dhe në monedha të huaja. Banka ofron ekzekutimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të degëve si dhe nëpërmjet internetit – ABAflex-it. Banka ka një rrjet të gjerë bankash korrespondente në të gjithë botën. Sistemi ynë bankar lidhet me rrjetin ndërkombëtar të transfertave bankare nëpërmjet SWIFT-it .
 
Banka ofron shërbimin e pagesave lokale dhe ndërkombëtare.
 

Transferta të brendshme

Ekzekutohen nga banka në ditën që vijnë dhe me të njëjtën datë valutë.

  • Transfertë fondesh midis llogarive brenda bankës;
  • Pagesat e taksave dhe tatimeve (Tatimi mbi të ardhurat, TVSH, kontributet e ISSH dheISKSH, taksa të tjera);
  • Taksat Vendore (Taksat e Bashkisë);
  • Detyrimet doganore;
  • Pagesat Utilitare (KESH, Ujësjellësi, Albtelekom, AMC, Vodafone)

Transferat në mbërritje

Urdhër Pagesat në favor të klientëve të bankës kreditohen në llogarinë e klientit, në date valutën e marrjes së pagesës me SWIFT nga bankat e huaja, dhe procesohen automatikisht në bankë (nëpërmjet sistemit STP).
 
Transfertat në mbërritje mund të jenë:

  • Pagesat qe mbërrijnë nga bankat lokale në LEK dhe valutë të huaj
  • Pagesat që vijnë nga bankat jashtë vendit

Për ekzekutimin e një pagese te ardhur nga jashtë vendit nëpërmjet sistemit SWIFT në favor të një klienti pranë bankës tonë, nevojiten disa të dhëna kryesore si më poshtë vijon:

  • Emri i Përfituesit:
  • Numri i Llogarisë së Përfituesit:
  • Banka Përfituese: Intesa Sanpaolo Bank Albania, Tiranë, Shqipëri.
  • Kodi i SWIFT-it te BAS  (Adresat SWIFT-it te Bankes)
  • Banka jonë Korrespondente për monedhën përkatëse: (Bankat Korrespondente)

Transfertat me jashtë

Nëpërmjet bankës tonë ju mund të transferoni fonde në monedhat e mëposhtme:

  • LEK Lek
  • USD Dollarë Amerikanë
  • EUR Euro
  • GBP Paund Britanik
  • CHF Franga Zviceriane

Transferta jashtë vendit konsiderohen:

  • Transfertat e fondeve drejt bankave lokale në LEK ose valutë të huaj
  • Transfertat e fondeve jashtë vendit.

Urdhër pagesat ndërkombëtare ekzekutohen në të njëjtën ditë në të cilën ato mbërrijnë në bankë. Pagesat zakonisht kryhen me date valute dy ditë pune në rast se vijnë në bankë para orës 14.30 me orën lokale. Me kërkesë të klientit banka mund të ekzekutojë pagesa me të njëjtën datëvalutë dhe fondet mund të kalojnë në bankën e përfituesit në ditën e procesimit/ekzekutimit të urdhër pagesës. Për këtë transaksion, banka aplikon një komision shtesë që paguhet krahas komisioneve standarde për transfertat me jashtë.
 
Për të kryer një transfertë fondesh në një bankë tjetër, brenda apo jashtë vendit , ju duhet t’i jepni bankës informacionin e mëposhtëm:

  • Emri dhe adresa e përfituesit
  • Numri i llogarisë së përfituesit ( IBAN )
  • Emri dhe adresa e bankës se përfituesit
  • Kodi i bankës (si kodi SWIFT, Routing Number, etj)
  • Qëllimit i pagesës ( Nr. i faturës së mallrave, Nr. kontratës së shërbimeve, etj)

Dokumentacioni i kërkuar për transferta tregtare ( blerja mallrash / shërbime) është:
 

1. Kërkesë Transferta e firmosur (ose veprimi i kryer nëpërmjet ABAflex-it)

2. Faturë pro-formë ose Kontratë Shërbimesh

3. Akti i zhdoganimit të mallit dhe fatura e mallit
 

Avantazhet e bankës tonë:

  • Gamë të gjerë bankash korrespondente
  • Lidhje me SWIFT
  • Pagesa nëpërmjet Internetit - ABAflex
  • Shërbimi Automatik i Faksit
  • Rrjet të gjerë degësh dhe agjencish
  • Shpërndarja e pikave te shërbimit bankar sipas preferencës tuaj – Pagesat me kartë (dhe në POS)
  • Bankë e Grupit Ndërkombëtar Bankar - Intesa Sanpaolo

Kërko
 
Linqe të shpejta
LAJMET E FUNDIT
Milan, 22 tetor (Reuters) – Banka më e madhe e Italisë, Intesa Sanpaolo, ka qëndrueshmëri të mjaftueshme kapitali, sipas drejtorit të saj ekzekutiv i cili u shpreh kështu një ditë pasi Kryeministri italian Silvio Berlusconi deklaroi që dy ose tre banka në vend mund të kishin nevojë të forconin më tej kapitalin e tyre.  më shumë...
Torino, 16 tetor - “Grupi bankar Intesa Sanpaolo ka ndërmend të vazhdojë të operojë në Shqipëri”. Ka garantuar Enrico Salza, President i Këshillit Drejtues të Grupit, në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në Torino së bashku me drejtuesit e shoqatave të biznesit shqiptar dhe Piemontes.  më shumë...
(ANSA) - Torino, 16 Tetor – Shqipëria, një realitet i karakterizuar nga një normë rritjeje vjetore prej 6% që ka Italinë si partner kryesor tregtar, është e interesuar të rrisë marrëdhëniet ekonomike me Piemonten. E ka nënvijëzuar Presidenti Shqiptar Bamir Topi, në takimin e zhvilluar në Torino me Presidenten e Krahinës së Piemontes, Mercedes Bresso.  më shumë...
  Help Desk +355 4 2276 222/3
Kushtet e Përdorimit Patriot Act