|
Rreth BASH
Banka Amerikane e Shqipërisë është një institucion lider në Shqipëri. Më 1 janar 2008 BASH u bashkua me Bankën Italo-Shqiptare për të formuar institucionin e dytë kryesues në sistemin bankar shqiptar. BASH është pjesë e grupit ndërkombëtar bankar italian Intesa Sanpaolo. Aktualisht, BASH u shërben mbi 127,500 klientëve, nëpërmjet një rrjeti prej 34 degësh në Shqipëri dhe Greqi. Misioni i kësaj banke është që të ofrojë shërbime të plota dhe cilësore bankare për të gjithë klientët e saj si dhe të mbështesë më tej zhvillimin e ekonomisë së vendit në tërësi.
Që në themelimin e saj, BASH ka udhëhequr në transformimin e industrisë së shërbimeve financiare në Shqipëri duke u kthyer njëkohësisht në një ndër huadhënësit më të mëdhenj në vend si dhe duke ofruar një shërbim cilësor për të gjithë klientët e saj. Rritja e vazhdueshme e Bankës mbështetet në teknologjinë më të fundit bankare, që përfshin këtu edhe shërbimin e saj bankar nëpërmjet internetit, ATM-ve dhe kartave ABAcards. Si pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, BASH do vazhdojë t’u ofrojë klientëve të saj shërbime edhe më konkuruese dhe të reja.
Histori e shkurtër e BASH-it
BASH u themelua në shtator 1998, nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN) një fond privat investimesh i themeluar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara nën Aktin SEED të vitit 1989, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt një ekonomie tregu. Sipas shifrave të 30 dhjetorit 2007, BASH rezultonte me një total depozitash prej 93.4 miliard lekë, total kredish mbi 39.7 miliard lekë, dhe total aktivesh mbi 106.4 miliard lekë. Më 20 dhe 21 dhjetor 2006, FSHAN, në rolin e saj si aksioneri i vetëm i BASH-it, firmosi Marrëveshjen e Shitblerjes së Aksioneve si dhe Marrëveshjen e Aksionerëve për shitjen e 80% të aksioneve, sipas të cilin FSHAN mban kontroll të 20% të aksioneve deri në vitin 2009. Marrëveshja u finalizua më 29 qershor 2007, kur BASH u bë zyrtarisht pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo.
Histori e shkurtër e BISH-it
Banka Italo-Shqiptare u themelua në korrik 1993 si një ndër institucionet e para private në Shqipëri. Themelimi i saj u bë si një sipërmarrje e përbashkët (jonit venture) ndërmjet Bankës Kombëtare Tregtare të Shqipërisë (aksionet e së cilës i’u transferuan Ministrisë së Financave) dhe Bankës italiane Banca di Roma. Më 7 dhjetor 2005, atëherë Sanpaolo IMI, firmosi marrëveshjen e blerjes së 80% të aksioneve të Bankës Italo-Shqiptare, nga Capitalia dhe Ministria e Financave (me 40% secila). Ndërsa Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbajti aksionet e veta prej 20%.
Të dhënat kryesore
|
Aktive
|
|
LEK 113 miliard
|
|
Depozita
|
|
LEK 97.6 miliard
|
|
Kredi
|
|
LEK 40.3 miliard
|
|
Klientë
|
|
mbi 127,500
|
|
Personeli
|
|
mbi 500
|
|
Njësi bankare
|
|
34
|
|
|
|
|
|
( Sipas datës 30 qershor 2008 )
|
|
|
|
Struktura Aksionere
|
Subjekti
|
|
% Pjesëmarrjes në Bank
|
|
Intesa Sanpaolo Group S.p.A.
|
|
79.59%
|
|
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve
|
|
11.24%
|
|
Banka Europiane për Rindërim & Zhvillim
|
|
7.78%
|
|
Società Italiana per le Imprese all’Estero S.p.A.
|
|
1.39%
|
|
Totali
|
|
100.00%
|
|
|
|