Dega e parë greke e Bankës Amerikane të Shqipërisë (në Athinë) u aprovuan nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, dhe u liçensua (171/ datë 23.04.2004) nga Banka e Greqisë për të operuar dhe ofruar shërbime bankare në Greqi. Dega e Greqisë ka marrë gjithashtu edhe liçensën e lëshuar nga Ministria e Zhvillimit të Greqisë (vendimi K2-7200, datë 09.06.2004).
Sikundër parashikohet edhe nga ligjet e shtetit Grek, Banka Amerikane e Shqipërisë – Dega Greke filloi me një kapital fillestar prej 9 milion Euro. Më shumë se dy milionë EURO janë investuar për ambjentet e Bankës dhe teknologjinë përfshi dhe komunikimin satelitor.
Banka siguron në Greqi, mbi bazën e Ligjit Grek për Bankat dhe kritereve rregullatore të BE, depozitat e klientëve të vet, të cilat garantohen deri në shumën prej 20.000,00 EURO nga Fondi i Garancisë së Depozitave (Tameio Eksasfalisis Katatheseon). Përveç kësaj, Banka siguron depozitat e Klientëve të vet në Shqipëri, sikundër e parashikon ligji, nëpërmjet A.S.D. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (Insurance Agency of Deposits) deri në shumën 700.000 Lek.
Me date, 14 prill 2006 ABA hapi degen e saj te dyte ne Greqi. Dega e Selanikut shenoi nje hap tjeter te rendesishem ne strategjine e BASH-it per te qene me afer komuniteteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, per t’ju ofruar atyre gamen e gjere te produkteve dhe sherbimeve te veta cilesore.
Me hapjen e kesaj dege te re BASH synon te forcoje me tej perkushtimin e vet ndaj qytetareve shqiptare ne Greqi si dhe per te vendosur nje partneritet afatgjate midis bizneseve shqiptare dhe atyre greke, qe operojne ndermjet vendeve tona.
Ndryshuar me: 10 janar 2007