|
Transferta Parash për në Shqipëri
Dërgoni para tek të afërmit tuaj në Shqipëri dhe kurseni para në komisionin për transfertat
Vetëm 6 Euro komision
Tani, Banka Amerikane e Shqipërisë me 541 zyra të Postës Shqiptare mund t’i dërgojë paratë tuaja në çdo cep të Shqipërisë madje edhe në shtëpinë tuaj.
Si mund të transferoni para në Shqipëri me këtë shërbim?
- Shkoni në degën më të afërt të Bankës Amerikane të Shqipërisë
- Plotësoni formularin "Kërkesë për Transferim Fondesh nëpërmjet Postës Shqiptare"
- Paguani komisionin prej 6 euro
- I afërmi juaj do të marrë shumën fikse që ju keni dërguar pa komisione shtesë
A mund ta përdor këtë shërbim nëse nuk jam klient i Bankës Amerikane të Shqipërisë ?
- Po. Shërbimi ofrohet për klientët dhe jo-klientë.
A më duhet ndonjë dokument për të kryer transfertën ?
- Po. Vetëm dokumenti juaj i identifikimit dhe një numër telefoni.
Duke klikuar këtu mund të shikoni Adresat e Degëve tona
Ndryshuar më: 20 nëntor 2009
|